Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në udhëtim te Kombëtarja e Gjeorgjisë U19, e vlefshme për kualifikimet në “Euro 19”.
“Dardanët” e rinj janë mposhtur nga Gjeorgjia U19 me rezultat minimal 1:0.
Ishte Mamageshvili që realizoi golin e vetëm në takim pas asistimit të Geguchadze (53′).
Për Kosovën, kjo është humbja e dytë radhazi, ku ende nuk kanë shënuar asnjë gol.
Ndërkohë, Gjeorgjia renditët në pozitën e dytë me katër pikë.