Kombëtarja e Suedisë ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Përfaqëseses së Kosovës, shkruan Insporti. Suedia arriti të triumfonte me rezultat 3:0.
Tashmë janë bërë të ditura edhe notat e lojtarëve të Kosovës.
Me notën më të dobët u vlerësua Mërgim Vojvoda, teksa paraqitjen më të mirë e patën Aro Muric dhe Vedat Muriqi.
Vlen të ceket se në këtë takim debutoi ylli i Hammarbyt, Astrit Selmani.
Me këtë humbje, Kosova renditët e katërta me katër pikë, derisa Suedia zë pozitën e dytë me 12 sosh.