Ish-futbollisti i Kombëtares, Andi Lila i ftuar në studion e “SuperSport” foli formën e Uzunit si dhe llogaritë e Shqipërisë për tu kualifikuar në Botërorin “Katar 2022”.
“Uzuni një futbollist nga rrugicat e Beratit, vjen te Laçi, pastaj te Lokomotiva e më pas kalon te Ferencvarosh. Është një shembull dhe i ka të gjitha mundësitë për të bërë përpara.
Trajneri i bën llogarinë në mënyrën e tij, por me një llogari të thjeshtë duam që të marrim 6 pikë dhe sot mund ta kemi ndeshjen më të lehtë se me Poloninë.
Unë mendoj që sot është e mundur të marrim 3 pikët dhe të ecim përpara, aty ku dëshiron çdo lojtar”, u shpreh Lila.