Florent Hadergjonaj dha në përfundim të ndeshjes së humbur ndaj Suedisë, në Solna, Kosova duhej të bënte më shumë në këtë transfertë. – përfundoi mbrojtësi deçanas.
“Pas ndeshjes është më e lehtë për të analizuar, përse nuk e bëmë këtë apo përse nuk e bëmë atë.
Por, ne të gjithë, si ekip e dimë që kemi mundur më shumë. Në pjesën e dytë patëm raste në 15-20 minutat e para, rrezikuam, e gjetëm edhe golin, por ishte pozitë jashtë lojë. Ishte speciale mbështetja e tifozëve në stadium.
I falënderoj të gjithë ata që ishin në stadium dhe nga shtëpia. Kërkoj falje që nuk arritëm ta gëzonim popullin tonë”, tha Hadërgjonaj.