Përveç Kombëtares së Shqipërisë, në fushë mbrëmjen e sotme zbritën dhe 12 skuadra të tjera, katër prej të cilave rivalët e Shqipërisë në Grupin I.
Anglia ka shkatërruar 0-5 Andorrën duke triumfuar me një rezultat tenistik.
Po me këtë rezultat ka triumfuar edhe Polonia ndaj San Marinos duke mbajtur ritmin e Shqipërisë.
Në grupet e tjera, Serbia mundi minimalisht 0-1 Luksemburgun, Danimarka shkatërroi 0-4 Moldavinë, Zvicra fitoi 2-0 me Irlandën e Veriut, ndërsa Austria mposhti në transfertë 0-2 Ishujt Faroe.