Zvicra arkëtoi tre pikë të mëdha nga stadiumi “Stade de Genève” në Gjenevë.
Zvicra triumfon me rezultat 2:0 ndaj Irlandës Veriore.
Mysafirët nga minuta e 37-të mbeten me një futbollist me pak, Lewis përjashtohet pas dy kartonëve të verdhë.
Kapiteni Xherdan Shaqiri u paraqit standard duke treguar angazhim dhe iu gëzohet kësaj fitore të madhe.
Futbollistët Zuber (45+3') e Fassnacht (90+1) shënuan për triumfin e Zvicrës.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 90+1.
Italia kryeson me 14 pikë në Grupin C pas shtatë xhirove të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror.
Zvicra është në vend të dytë me 11 pikë, pasojnë Irlanda Veriore me 5, Bullgaria 5 e Lituania me 3 pikë.