Heroi i Shqipërisë në ndeshjen kundër Hungarisë Armando Broja ka folur menjëherë pas ndeshjes në të cilën shënoi golin e fitores në minutën e 80-të të ndeshjes duke ia siguruar kuqezinjve tri pikë shumë të rëndësishme.
Ai ka deklaruar se kishte një lëndim por përkundër kësaj ishte i gatshëm të luajë për ta dhënë kontributin e tij për fanellën kuqezi.
“Kam qenë i dëmtuar në stërvitje, dhe trajneri më pyeti nëse mundem të luaj, i thashë po pasi për fanellën, për Shqipërinë bëj gjithçka.
Hyra me besim të bëj golin të ndihmoj ekipin dhe morëm 3 pikët. Vendin e dytë do ta besojmë deri në fund, kemi dëshirë të luajmë në botëror është gjë e madhe, pasi nuk jemi vend i madh por kemi shpirt. Mirë që morëm tre pikë, duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të përqendruar për sfidën me Poloninë”, tha Broja.