Kylian Mbappe pritet të frymëzojë Francën në finalen e së dielës në Ligën e Kombeve kundër Spanjës pas ndeshjes fantastike në 45-minutëshin e dytë ndaj Belgjikës.
Sulmuesi i PSG-së ishte nën presion përpara gjysmëfinales së Ligës së Kombeve të enjten, por dha një përgjigje të fortë me një paraqitje mbresëlënëse ndaj Belgjikës.
Padyshim, sulmuesi i Paris Saint-Germain do të ketë shfaqje më të mirë si në aspektin e statistikave ashtu edhe në aspektin përmbajtësor.
Mbappe, i cili u bë lojtari më i shpejtë i Francës me 50 paraqitje në moshën 22 dhe 291 ditë, nuk është një lojtar i mësuar të jetë nën presion, por kur doli në fushë në stadiumin Allianz të Juventusit të enjten, ai u ndje nën presion nga tifozët, për arsye që shkonte në gjashtë ndeshje radhazi pa shënuar, duke mos prekur asnjëherë rrjetën në Evropianin që shkoi.
Paraqitja e tij e fundit ndaj Belgjikës mund të jetë një lehtësim shumë i nevojshëm për një lojtar që është vënë nën kritikat javët e fundit.
Francezi arriti të kompletonte nëntë driblime në fitoren 3-2 ndaj Belgjikës, duke shënuar edhe një gol nga pika e penalltisë, me dy të tjerë të shënuar nga Benzema e Theo Hernandez.
Franca bëri një rikthim të jashtëzakonshëm ndaj Belgjikës, duke u kthyer nga disavantazhi prej dy golave në pjesën e parë, me tri gola në pjesën e dytë dhe 22-vjeçari theksoi pas ndeshjes se kjo ishte thjesht një ndeshje e çmendur.
“Ne i thamë gjërat njëri-tjetrit në pjesën e parë dhe u kthyem me qëllime të vërteta,” tha ai për kanalet e Francës.
“Ne ishim më të mirë në lidhjet tona, krijuam raste. Na dha shpresë. Në fund, ishte krejtësisht e çmendur.
Më pëlqen të luaj ndeshje të tilla. Këto janë ndeshje me presion që të gjithë i shikojnë dhe të gjithë duan të luajnë”, përfundoi Mbappe.
Franca do të luajë ndaj Spanjës në finalen e Ligës së Kombeve, sonte (e dielë) duke filluar nga ora 20:45.