Manchester United po përgatitet për bisedime të reja kontrate me kapitenin, Harry Maguire, raporton ‘Mirror’.
Harry Maguire është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Manchester United si kapiten dhe mbrojtësi i Anglisë do të bëhet një nga përfituesit më të mëdhenj të ‘Djajve të Kuq’ me një kontratë të re.
28-vjeçari e ka vendosur veten si një njeri kryesor në klub që kur mbërriti nga Leicester në vitin 2019 për një tarifë rekorde botërore për një mbrojtës, prej 80 milion funte.
Ai nënshkroi një marrëveshje gjashtë-vjeçare atëherë, por klubi është gati të shpërblejë statusin e tij brenda dhomës së zhveshjes në ‘Old Trafford’ duke përmirësuar kushtet në të cilat ai është.
Maguire është një nga disa lojtarë me të cilët klubi po kërkon të rinegociojë, përfshirë mesfushorët Paul Pogba dhe Bruno Fernandes.
Mbrojtësit anglez do t’i ofrohet një kontratë që e sjell atë në linjë me nënshkrimet e reja Raphael Varane dhe Jadon Sancho.
Prania e Maguire u ndje në fund të sezonit të kaluar, pasi kishte kaluar pa humbur një ndeshje të Premier Ligës që nga nënshkrimi me klubin, kur ai pësoi një dëmtim në fund të sezonit.
Ai gjithashtu aktualisht është jashtë fushe pasi pësoi një dëmtim në humbjen 1-0 ndaj Aston Villa.