Edi Reja: Nuk kam çfarë ti them lojtarëve

Futboll

Edi Reja: Nuk kam çfarë ti them lojtarëve

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 12:20
Edi Reja: Nuk kam çfarë ti them lojtarëve

Edi Reja, trajneri i kombëtares shqiptare ka komentuar fitoren ndaj Hungarisë dhe renditjen e Shqipërisë në vend të dytë.

Ai ka thënë se duhet të jenë me këmbë në tokë pasi ndeshja me Poloninë do të jetë e vështirë.

 “Ishte një ndeshje perfekte, nuk kam çfarë t’i them lojtarëve”-ka shtuar ai.

“Ishte një kënaqësi e madhe që fituam dy ndeshjet me Hungarinë por duhet të jemi me këmbë në tokë sepse na pret një ndeshje shumë e vështirë ndaj Polonisë. Ndeshja pati edhe disa momente negative sepse rastet që i krijuam sot duhej të shfrytëzoheshin si duhej.

Ndeshja që zhvilluam sot ishte gati perfekte sidomos në aspektin taktik në mbrojte por dua të them që kjo nuk është maksimumi që ky ekip mund të bëjë sepse kemi mundësi të bëjmë më shumë dhe më mirë.”- është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat