Kombëtarja shqiptare arriti një rezultat heroik dhe historik duke triumfuar në “Puskas Arena” ndaj Hungarisë falë golit spektakolar të Armando Brojës, 10 minuta nga fundi i sfidës.
Për këtë fitore ka reaguar dhe kapiteni i Shqipërisë, Etrit Berisha në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” duke ia dedikuar këtë fitore Berat Gjimshitit i cili doli me barelë i dëmtuar në minutën e 30′ të takimit, dhe fizioterapistit të Kombëtares, Ylli Mihali që ndërroi jetë ditë më parë.
“Kjo fitore ishte për Yllin tonë të dashur dhe Gjimit i dëshirojm shëerim të shpejtë…
Forca Shqipni, shihemi së shpejti te vendi”, shkroi Etrit Berisha.