Shqipëria arriti një fitore heroike dhe historike mbrëmë në Budapest ku mposhti sërish me të njëjtin rezultat dhe autor si në “Elbasan Arena” 0-1 me Armando Brojën në 10 minutat e fundit të takimit.
Kombëtarja shqiptare dominoi dhe tashmë është më pranë se kurrë ëndrrës së Botërorit dhe nëse diçka e tillë do të ndodhë do të jetë hera e parë që Shqipëria do të shkonte në një kompeticion si Kupa e Botës që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Katarin e largët, që sot duket më pranë se kurrë.
Në Hungari duken të dorëzuar sa i përket mediave ku këta të fundit i kanë bërë një pasqyrim të detajuar ndeshjes, ku praktikisht të gjitha kanë rënë dakord se ëndrrat e Botërorit praktikisht janë zhdukur.
MEDIAT E NJOHURA HUNGAREZE –
M4Sport.hu – Shqipëria fiton ndaj Hungarisë në “Puskas Arena”, ëndrrat për Botërorin praktikisht janë zhdukur
Index.hu – Fitorja i takoi sërish shqiptarëve, heqim dorë nga Botërori
Rango.24.hu – Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, mposhtën Hungarinë në Budapest
NemzetiSport.hu – Broja goditi përsëri, shqiptarët mposhtën ekipin e Rosit edhe në Budapest.