Nëpërmjet Instagram-it të Interi-t, Andrea Ranocchia i është përgjigjur disa pyetjeve të zikaltërve:
Cili është goli më i bukur me fanellën zikaltër?
“Ai që kam shënuar me kokë kundër Chievo-s, disa vite më parë”.
Çfarë emocioni ke provuar kur ke shmangur golin në vijën e portës kundër Bayern Munich?
“Ka qenë një moment i bukur edhe pse ne kemi përmbysur rezultatin. Kemi qenë në vështirësi, por ka qenë sigurisht një moment i bukur”.
Cili është sekreti yt?
“Dashuria për punën dhe dëshira për t’u përmirësuar duke dhënë maksimumin ditë pas dite”.
Cili është kujtimi më i bukur tek Inter-i?
“Besoj se është fluturimi i kthimit nga Crotone, kur kemi kuptuar se ishim një hap larg titullit”.