Ish futbollisti i Milanit dhe Portugalisë, Manuel Rui Costa është zgjidhur president i klubit të Benficas.
Ai ka arritur të marrë rreth 40 mijë vota të aksionerëve të shoqërisë, ose 84.4% të totalit, duke mposhtur thellë kundërshtarin e tij Francisco Benitez.
Rui Costa ishte presidenti përkohshëm i Benficas që prej verës që lamë pas, kur mori vendin e Luis Filipe Vieira, i cili po përballet me probleme ligjore.
Tani me zgjedhjen në Asamble do të ketë një mandat 4-vjeçar, të vlefshëm deri në vjeshtën e 2025-ës.