Pesë shqiptarë në përbërjen e parë të Kombëtares së Zvicrës U-17, e cila ngadhënjeu me rezultat bindës 7:0 ndaj Gjibraltarit U-17.
Pesë gola nga shqiptarët në fitoren bindëse.
Titullarë u paraqitën Leon Frokaj, Leon Asllani, Bleon Xhemaili, Leart Zuka e Adriatik Salihi, ndërsa në pjesën e u aktivizuan Labinot Bajrami në minutën e 46-të dhe Kevin Krasniqi po ashtu në minutën e 46-të.
Golat i shënuan Asllani (20'), Frokaj (47'e 82'), Bajrami (49'), K. Krasniqi (56'), Di Gusto (64' pas asistimit të Bajramit e 90+1').
Kapiteni Salihi u zëvendësua në minutën e 75-të. Zvicra kryeson me 4 pikë pas dy xhirove në grupin 7 të kualifikueseve pre Kampionatin Evropian dhe Gjibraltari është në fund me 0 pikë.