Nuk kanë munguar kritikat kohët e fundit për Kylian Mbappe në kombëtare, pavarësisht së në ndeshjen e fundit ka dhënë kontributin e tij në përmbysjen 3-2 të arritur kundër Belgjikës në gjysmëfinalet e Nations Leagye.
Ylli i PSG-së, në fakt, ka transformuar penalltinë e barazimit 2-2.
Në mbrojtje të tij ka dalë ish-sulmuesi Didier Drogba:
“Jemi pak të ashpër me të, shpesh harrojmë se është i ri dhe se po mëson akoma. Fatkeqësisht, njerëzit mërziten shumë shpejt”, ka thënë ish-sulmuesi i Chelsea-t për Telefoot.