Kombëtarja e Italisë ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, duke zënë vendin e tretë në Ligën e Kombeve.
“Azzurët” fituan me rezultat të ngushtë 2 – 1 ndaj skuadrës së Roberto Martinezit.
Me këtë fitore, përzgjedhësi i Italisë, Roberto Mancini ka vendosur rekord historik.
OptaPaolo ka zbuluar se Mancini ka regjistruar 30 fitore për vetëm 44 ndeshje, që është rekordi më i mirë në histori.