Newcastle United është duke vendosur presion te Manchester United me planet për transferime këtë janar.
Skuadra që është bërë me drejtues të rinj i do katër futbollistë nga Man United në këtë gjysmë sezon.
Bëhet fjalë për Jesse Lingard, Anthony Martial, Donny van de Beek dhe Eric Bailly.
Presidenti i Man United, Joel Glazer është tifoz i madh i Martial, andaj ndoshta nuk e le të largohet, por e njëjta nuk vlen për lojtarët e tjerë si Lingard dhe Van de Beel.
Newcastle pritet që të shpenzojë më shumë edhe se gjigantët e tjerë evropianë, Manchester City dhe PSG, ngase buxheti i drejtueseve të Arabisë Saudite është rreth 400 miliardë euro.
Pos kësaj, ka spekulime që Antonio Conte është në ‘radarin’ e Newcastle dhe ky i fundit është i hapur për ta pranuar stolin nëse e bind projekti.