Mesfushori i Real Madridit, Luka Modric ka folur pas nominimit në Topin e Artë.
Kroati arriti që të fitonte një herë Topin e Artë para dy rivalëve të përbetuar Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Tani, Modric është i nominuar sërish dhe thotë se ndihet shumë i lumtur.
“Është bukur që jam i nominuar sërish. Është çmimi individual më i veçantë, nominimi është ndër dhe njohje”.
“Pasi fitova Topin e Artë, është vërtet bukur që jam i nominuar sërish. Është çmim për gjithçka që kam bërë tërë sezonin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, treshja favorite thuhet se janë Jorginho, Lionel Messi dhe Robert Lewandowski.