Humbja nga Suedia me rezultat 3-0 ia ka shuar edhe matematikisht shpresat e Kosovës për një kualifikim në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Në grupin B Kosova ka vetëm katër pikë pas gjashtë ndeshjeve dhe renditet e parafundit, me vetëm Gjeorgjinë që është e fundit me një pikë.
Kjo ka bërë që trajneri Bernard Challandes të vihet përsëri nën syrin e kritikave për paraqitjet jo të mira të ekipit.
Në fakt, statistikat e përgjithshme prej ardhjes së trajnerit zviceran ne krye të Kosovës nuk janë aspak të mira.
Në total, Challandes e ka drejtuar Kosovës në 39 ndeshje, 17 prej të cilave i ka fituar, 14 i ka humbur dhe në tetë prej tyre ka barazuar.
Situata nuk qëndron aspak mirë edhe sa i përket goldallimit. “Dardanët” nën udhëheqjen e tij i ka shënuar 58 gola ndërsa i kanë pranuar 47 sosh.