(E plotësuar) - Kombëtarja e Francës është fituese e Ligës së Kombeve në futboll.
Francezët shënojnë fitore me rezultat 2:1 ndaj Spanjës, në finalen e madhe që u zhvillua në stadiumin “San Siro” në Milano.
Pjesa e dytë dramë në vete, spanjollët në epërsi por që u përmbys brenda pak minutave.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/10/auto_7c16d97d70c5722d5e7498484fe53375o21633898508.jpg)
Oyarzabal nga afërsia shënon për epërsinë e Spanjës në minutën e 64-të.
Nuk shkon as dy minuta përkatësisht në minutën e 66-të, Karim Benzema nga rreth 15 metra shënon eurogol në këndin e epërm të Spanjës.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/October/10/auto_6c82955c089b18cdea42f07e45b8abd4o21633898503.jpg)
Në minutën e 80-të, Kylian Mbappe me mjeshtrin e tij e mposhti portierin Simon, duke i siguruar fitoren kampionit në fuqi të botës. Franca triumfon në finalen dramatike, ndërsa Spanja me gjithë angazhimin deri në fund nuk e barazojë rezultatin.
Spanja - Franca 1:2
Stadiumi “San Siro” në Milan.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Oyarzabal (64’) - Benzema (66’), Mbappe (80’).
Kartona të verdhë: Laporte - Pogba, Kounde.
Spanjë: Simon; Alonso, Laporte, Garcia, Azpilicueta; Rodri (Formals 84’), Busquets, Gavi (Koke 75’); Sarabia, Oyarzabal, Torres (Merino 84’).
Francë: Lloris; Pavard (Dubois 79’), Kimpembe, Varane, Kounde; Hernandez, Tchouameni, Pogba; Griezmann (Veretout 90+2’), Benzema, Mbappe.
84' Franca shumë afër triumfit.
80' Kylian Mbappe me mjeshtrin e tij shënon për 1:2 në favor të Francës.
77' Ndeshje e luftuar, dy gola.
71' Mbappe në pozitë të mirë por gjuan drejt në duart e portierit Simon.
66' Karim Benzema nga rreth 15 metra, anash 16-shit, shënon eurogol në këndin e majtë të epërm, 1:1.
64' Spanja në epërsi me 1:0. Oyarzabal nga afërsia shënon.
63' Karim Benzema godet tërthorësen.
56' Spanja dhe Franca po kërkojnë me ngilm golin.
53' Lojë më e mirë se në pjesën e parë.
49' Finale me presion, sepse dy kombëtaret janë të stërngarkuara.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë.
Ndeshje e luftuar në pjesën e parë mes Spanjës dhe Francës, pa gola (0:0). Pritet që pjesa e dytë të jetë edhe më e mirë e më raste shënimi, pasi në periudhën e parë munguan ato.
Spanja - Franca 0:0
Spanjë: Simon; Alonso, Laporte, Garcia, Azpilicueta; Rodri, Busquets, Gavi; Sarabia, Oyarzabal, Torres.
Francë: Lloris; Pavard, Kimpembe, Varane, Kounde; Hernandez, Tchouameni, Pogba; Griezmann, Benzema, Mbappe.
43' Duket se pjesa e parë po shkon drejt barazimit.
39' Ndeshje me rivalitet por deri me tash asnjë gol.
35' Ndeshje e luftuar. Spanja po tregon lojë të mirë.
30' Të dy kombëtaret luajnë me maturi.
27' Edhe më tej 0:0.
22' Nuk ka ndryshim të rezultatit, Spanja në presion.
20' Franca ka me tepër nga loja.
17' Finalja e Ligës së Kombeve po luhet në San Siro të Milanit, rezultati 0:0.
14' LOjë mjaft e miië.
10' Franca është shumë më e mirë.
8' Franca sulmon Spanjën.
6' Benzema dështon nga një pozitë ideale, e kaloi portierin por një mbrojtës shpëton portën.
5' Franca duket më e rrezikshme.
2' Në San Siro atmosferë e zjarrtë.
1' Fillon ndeshja.
Spanjë - Francë, finalja e Ligës së Kombeve.
Kampioni në fuqi i botës sfidohet nga Franca.
Spanja – Franca
Spanjë: Simon; Alonso, Laporte, Garcia, Azpilicueta; Rodri, Busquets, Gavi; Sarabia, Oyarzabal, Torres.
Francë: Lloris; Pavard, Kimpembe, Varane, Kounde; Hernandez, Tchouameni, Pogba; Griezmann, Benzema, Mbappe.