Partizani shpërdoron dy gola

Futboll

Partizani shpërdoron dy gola

Më: 10 tetor 2021 Në ora: 21:02
Partizani shpërdoron dy gola

Përfundoi në barazim 2-2 miqësorja e luksit mes Partizanit dhe Shkëndijës së Tetovës që u zhvillua në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit.

Edhe pse e pa veten në avantazh të dyfishtë në pjesën e parë me golat e Herald Markut dhe brazilianit Lucas Cardozo, të kuqtë lëshuan shumë në fraksionin e dytë e lojës, me Dajën që zëvendësoi edhe një pjesë të titullarëve.

Shkëndija arriti të barazonte me golat e Shalës dhe ishit të Kukësit Sindrit Guri, ndërsa në fund tetovarët por iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.

Kjo miqësore u shërbeu të dy trajnerëve për të mbajtur në formë futbollistët për impenjimet e javës së ardhshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat