Përfaqësuesja gjermane e futbollit ka mbërritur në Shkup, ku do të vihet përballë Maqedonisë së Veriut me misionin për t’u hakmarrë për humbjen 1-2 në mars të këtij viti dhe njëkohësisht për të siguruar menjëherë një biletë për në Katar.
Skuadra e drejtuar nga Hansi Flick mposhti 2-1 Rumaninë me përmbysje të premten në mbrëmje, ndërsa tani është gati për të synuar një tjetër 3-pikësh, me trajnerin që zbulon se ka arritur të rikuperojë një nga titullarët e ekipit.
“Në Shkup do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, pasi ata na kanë mposhtur në mars dhe kanë shumë besim te forcat e tyre.
Për më tepër duan të luajnë shanset e tyre për kualifik, por gjithsesi ne jemi Gjermania dhe duam të ikim me tre pikë nga këtu.
Neuer është gati të luajë nga minuta e parë dhe besoj që do ta nisim me të në portë, pasi na jep garanci dhe na ndihmon të vendosim mbrojtjen më lart në fushë”, deklaroi Flick.