Kombëtarja e Francës ka triumfuar në finalen e madhe të Ligës së Kombeve kundër Spanjës.
“Gjelat” fituan 1:2 me përmbysje të rezultatit në stadiumin “San Siro” në Milano të Italisë.
Golat e fitores për francezët i realizuan Karim Benzema dhe Kylian Mbappe, ndërkohë që për “Furinë e Kuqe” gol shënoi Oyarzabal.
Megjithatë, lojtari më i mirë në fushë sipas SofaScore ishte mesfushori francez, Paul Pogba që mori notën 7.9.
Lojtari me notën më të ulët në këtë takim ishte talenti 17-vjeçar i Spanjës, Gavi që mori notën 6.4.
Ishin spanjollët ata që të parët “tundën” rrjetën me sulmuesin, Oyarzabal kur po rrjedhte minuta e 63-të.
Megjithatë, kundërpërgjigjja nga francezët erdhi vetëm një minutë më vonë. Karim Benzema realizoi super gol nga krahu për t’i barazuar shifrat.
Goli i Benzemas duket se i motivoi më shumë francezët që gjetën edhe golin e dytë në minutën e 80-të.
Autor i golit të fitores ishte sulmuesi, Kylian Mbappe që doli përballë me portierin.