U duk sikur asistim, Messi realizoi gol të jashtëzakonshëm me Argjentinën

Futboll

U duk sikur asistim, Messi realizoi gol të jashtëzakonshëm me Argjentinën

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 11:29
Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore të rëndësishme kundër Kolumbisë në kualifikimet për Kupën e Botës “Katar 2022”.

Kampionët e Amerikës së Jugut fituan 3-0 ndaj kolumbianëve.

Lionel Messi ishte i pari që hapi serinë e golave kur po rrjedhte minuta e 38-të e përballjes.

Goli i yllit të Paris Saint-Germainit ishte diçka e paparë mëherët nga ai me fanellën e Argjentinës.

34-vjeçari vrapoi nga rreth mesi i fushës dhe goditi me të jashtmen e këmbës së tij të majtë.

Në plan të parë u duk sikur asistim për Nicolas Gonzalez i cili vrapoi drejt zonës.

Megjithatë, Gonzalez nuk pati fare kontakt me topin i cili kaloi portierin Muslera dhe u ndal në rrjetë.

Përveç Messit, golat e tjerë u shënuan nga Rodrigo de Paul dhe Lautaro Martinez. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat