Arsenal dëshiron rikthimin e Oxlade-Chamberlain

Futboll

Arsenal dëshiron rikthimin e Oxlade-Chamberlain

Më: 11 tetor 2021 Në ora: 12:45
Alex Oxlade-Chamberlain

Arsenal është i interesuar për të rikthyer në skuadër mesfushorin e Liverpoolit, Alex Oxlade-Chamberlain gjatë afatit kalimtar të janarit.

Anglezi kaloi gjashtë vite në “Emirates” para se të kalonte te “Reds” në vitin 2017 për 35 milionë funte.

Sidoqoftë, Oxlade-Chamberlain ka luajtur pak në “Anfield” shkaku i lëndimeve të shpeshta dhe këtë edicion ka qenë vetëm dy herë titullar.

Arsenal humbi Granit Xhakën që nuk rikthehet para Vitit të ri, derisa Thomas Partey ka lëndime të një pas njëshme.

Sipas The Sun, “Topçinjtë” duan të nënshkruajnë me Oxlade-Chamberlain në formë huazimi për gjashtë muaj.

Marrëveshja do përfshijë edhe opsionin e blerjes dhe Liverpool është i hapur ta lejojë të largohet.

Mesfushori ka edhe dy vite kontratë me gjigantin anglez, por Liverpool dëshiron të fitojë para dhe të mos e lejojë të largohet falas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat