Barcelona po mendon rinovimet e kontratave me disa futbollistë të rinjë që po konsiderohen me potencial mjaft të madh për të ardhmen.
Klubi spanjoll është duke menduar t’i ofrojë kontratë të re mesfushorit 17-vjeçar, Gavit.
Sipas Fabrizio Romanos, Barcelona do të përparojë në bisedimet me kampin e Gavit në ditët/javët e ardhshme për të zgjatur kontratën e tij.
Spanjollit pritet t’i ofrohet kontratë pesë-vjeçare me rritje page nga sezoni në sezon, thekson Romano.
Sipas Romanos, ai nuk është i vetmi në ‘listën e rinovimeve’, pasi që në listë ndodhen edhe Ansu Fati, Pedri, Araújo dhe Dembélé.