Drejtuesit e klubit anglez janë të bindur se sulmuesi anglez nuk do të largohet nga Londra.
Drejtori sportiv i klubit, Fabio Paratici thotë se sulmuesi anglez do t’i prijë këtij ekipi edhe në të ardhmen.
“Harry Kane e do Tottenhamin. Ne kemi vendosur ta mbanim Harryn verën që shkoi në tentim për ta rindërtuar ekipin. Jemi të lumtur me zgjedhjen tonë. Nuk ka nevojë për bisedime të reja me Harryn. Ai e di se si ta shfaq dashurinë dhe lidhjen që e ka me Spurs”, deklaroi Paratici.
Përfaqësuesi anglez dëshironte t’i bashkohej Manchester Cityt verën që shkoi, por në fund ky transferim nuk u realizua