Vazhdimi i kontratës së Bruno Fernandesit është qe një kohë prioritet i Manchester Unitedit.
Madje, “Djajtë e Kuq” janë duke menduar për këtë gjë qysh prej muajit korrik.
Ylli portugez ka lënë gjurmë në “Old Trafford” dhe gjiganti britanik synon ta “blindojë” atë me një kontratë afatgjate.
Negociatat në mes të palëve janë duke vazhduar ende.
Përfaqësuesit portugez do t’i rritet rroga nëse e vazhdon kontratën.
Gjithashtu, klubi nga “Teatri i Ëndrrave” po mundohet ta bind edhe Luke Shawn për vazhdimin e kontratës.
Ndërkaq, po e presin edhe Paul Pogban, i cili duket të jetë i pavendosur.