Newcastle do të fillojnë të rindërtojnë skuadrën e tyre në 2022 pas përfundimit të një blerjeje financiare të mbështetur nga Arabia Saudite, në ‘St James ‘Park’.
Tashmë janë duke u përfolur emra të shumtë që klubi anlgez mund të tentojë t’i transferojë në vazhdim.
Newcastle është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Juventusit, Aaron Ramsey, sipas Calcio Mercato.
Ramsey mund të jetë i hapur për t’u bashkuar me Newcastle, me ish-yllin e Arsenalit të ‘etur’ për t’u kthyer në Premier Ligë pas një viti tjetër frustrues në Juve.