Holanda ka shënuar fitore me rezultat të thellë 6:0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret për Kupën e Botës.
Virgil van Dijk e hapi llogarinë e golave për vendasit në minutën e nëntë të ndeshjes.
Depay e dyfishoi epërsinë në minutën e 21-të, kurse krejt në fund të pjesës së parë sulmuesi i Barcelonës shënoi edhe golin e dytë personal, kësaj radhe nga pika e bardhë.
Dumfries realizoi për 4:0 në minutën e 48-të, kurse Danjuma 75′ dhe Malen 86 vulosën rezultatin e kësaj sfide.
Me këtë fitore, Holanda shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e parë, kurse Gjibraltari mbetet i fundit pa pikë.