Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U21 do të zhvillojë sot ndeshje si mysafirë kundër Republikës së Çekisë, e vlefshme kjo për fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian Euro 2023.
Kosova dhe Çekia gjenden në Grupin G të këtyre kualifikimeve së bashku me kombëtaret e tjera si ajo e Shqipërisë, Anglisë, Sllovenisë dhe Andorrës.
Ndeshja e sotme do t’i takojë xhiros së katërt të këtyre kualifikimeve, ku në xhiron e kaluar “Dardanët” e rinj pësuan humbje me rezultat minimal 1:0 pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm, Çekisë.
Pas tre xhirove të zhvilluara, Kosova zë vendin e pestë në tabelë me vetëm tre pikë, kurse Çekia pozicionohet e para në Grupin G me nëntë pikë, aq sa ka edhe Shqipëria në vendin e dytë.
18:00 Republika e Çekisë U21 – Kosova U21 (Stadiumi Strelecky ostrov)