Shqipëria merr një lajm negativ pak orë përpara startit të ndeshjes së rëndësishme ndaj Polonisë.
Mesfushori kuqezi Klaus Gjasula dyshohet si i infektuari i radhës me COVID-19, teksa po kryen dhe testet e fundit.
Një lajm i keq për Kombëtaren teksa Edi Reja është me “dhimbje koke” pasi ka humbur nga një lider për çdo repart, Gjimshiti i cili u dëmtua në krah dhe u kushtëzua që t’i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale, Sokol Cikalleshi në majën e sulmit rezultoi pozitiv me Koronavirus dhe së fundmi Gjasula në mesfushë që dyshohet të jetë i infektuari i radhës në kampin kuqezi, shkruan Panorama Sport.
Shqipëria do të luajë sonte ndaj Polonisë në orën 20:45 në stadiumin “Air Albania”, e vlefshme për grupin “I” të fushatës kualifikuese të Botërorit “KATAR 2022”.