Lajm që askush nuk do ta dëshironte ta dëgjonte para sfidës me Poloninë.
Klaus Gjasula ka rezultuar pozitiv me Koronavirus e për rrjedhojë, praktikisht, e humb sfidën me polakët.
Mësohet se Gjasula është futur menjëherë në karantinë, për të mos infektuar lojtarët e tjetër të Kombëtares. Pozitiviteti i Gjasulës vjen një ditë pas konfirmimit të infektimit të Sokol Cikalleshit.
Dhimbje koke për Edy Rejan, të cilit i prishen planet pak orë ndeshjes me Poloninë sa i përket formacionit titullar.
Në njoftimin e FSHF-së specifikohet:
“Futbollisti kuqezi ka pasur simptoma dhe ka bërë menjëherë testin me tampon, ku më pas ka rezultuar pozitiv.
Në këto kushte në bazë të protokollit sanitar i gjithë ekipi dhe stafi teknik kanë kryer sërish testin me tampon dhe të gjithë kanë rezultuar negativ.
Klaus Gjasula bëhet kusht mungesa e pestë e kuqezinjve në ndeshjen shumë të rëndësishme ndaj Polonisë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”.
Përveç mesfushorit trajnerit Reja do t’i mungojnë edhe Bekim Balaj e Berat Gjimshiti të dëmtuar, Endri Çekiçi i skualifikuar dhe Sokol Cikalleshi, i cili gjithashtu ka rezultuar pozitiv me Covid-19 në testet e një dite më parë".