Hector Bellerin ka dhënë një intervistë rreth jetesës së tij në Spanjë pas transferimit në formë huazimi në Real Betis nga Arsenal verën e kaluar.
Hector Bellerín ka deklaruar se kohëve të fundit ka humbur pasioni rreth futbollit dhe pandemia na ka bërë të rimendojmë shumë gjëra.
“Është e qartë se paratë janë diçka e rëndësishme sepse është puna jonë, por unë mendoj se në futboll, ajo dashuri për sportin, për klubin, po humbet. Për mua, pasi e kam kuptuar dhe e kam pasur atë ndjenjë që nga fëmijëria, ka gjëra që ju i vendosni në radhë të parë".
“Ky vit e gjysmë na ka bërë të rimendojmë shumë gjëra. Për mua dhe të gjithë, ishte një përpjekje për të kryer operacionin, jo vetëm nga pikëpamja e parave. Ato përpjekje u shpaguan dhe unë kisha përparësi të tjera kur merrja vendimin tim. ”
I pyetur për të ardhmen e tij, Bellerin shtoi: “Nuk e di, por gjithmonë kam thënë nëse nuk do të doja të isha këtu sezonin e ardhshëm, nuk do të kisha ardhur nga fillimi. Ka shumë gjëra për të vendosur, por ajo që dua të bëj është të shijoj këtë sezon që jam këtu”, është shprehur Bellerin.