“Djajtë e Kuq” mund të heqin dorë nga futbollisti ofanziv qysh në afatin kalimtar të janarit
Manchester United po mendon ta shesë Jesse Lingardin.
“Djajtë e Kuq” e kanë zbritur çmimin për futbollistin ofanziv.
Sipas mediumit britanik “The Sun”, gjiganti britanik mund ta shesë përfaqësuesin anglez për 17.5 milionë euro
28 vjeçari ka kontratë me klubin nga “Teatri i Ëndrrave” deri në qershor të vitit tjetër.
Ai nuk ka arritur ende marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Dhe, për të mos e humbur pa para verën tjetër, United mund të vendosë që ta shesë atë në afatin kalimtar të janarit.