Mesfushori i skuadrës kroate të Dinamos, Arian Ademi, u lëndua në minutën 20 të përballjes Maqedoni-Gjermani, pas së cilës ishte i detyruar të kërkojë zëvëndësim.
Ndoshta do të kishte ecuri ndryshe kjo përballje nëse Ademi do të ishte deri në fund në terrenin e gjelbër.
Lajmi i mirë është që mesfushori shqiptarë nuk ka marë ndonjë lëndim serioz dhe Ademi pritet që luajë shumë shpejtë për skuadrën kroate dhe në sfidat e fundit të eliminatoreve për Botërorin “Katar 2022” në muajin nëntor, kur Maqedonia është mysafire e Armenisë dhe pastaj pret në Shkup kombëtaren e Islandës.
Tani është më se e qartë se Arian Ademi, me eksperiencën e tij dhe kualitetin që posedon është lider I kësaj gjenerate të përfaqësues së Maqedonisë.