Ish-portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma është rrikthyer të flas për reagimet negative që ka marrë nga tifozët e milanit në San Siro. Portieri italian i ka habitur të gjithë duke bërë tatuazh stemën e Milanit.
Ai u intervistua nga “Italia 1”, ku foli për kontestimin që pati nga tifozët “kuqezi” duke shprehur vazhdimishtë dashurinë që ka për ekipin e Milanit.
“Pas kontestimit të tifozëve ka patur zhgënjim sepse kam kaluar tetë vjet në Milano dhe për këtë arsye është gjithmonë një emocion të kthehesh në San Siro. Pakënaqësia e tifozëve është normale. Unë jam rritur këtu dhe kam qenë gjithmonë një tifoz i Milanit. Tetë vite nuk harrohen lehtë”
Më pas ai u ndal te tatuazhi duke i shprehur edhe njëherë dashurinë ekipit të Milanit. I pyetur nga gazetari nëse ka një mesazh për tifozët, Donnarumma u shpreh: “Unë gjithmonë do ta dua Milanin. Unë gjithmonë do të kem një zemër “Kuqezi”.