Kombëtarja e Kosovës U-19 pëson humbjen e tretë rresht në kualifikueset për Kampionatin Evropian në futboll.
Djelmoshat tanë kësaj radhe mposhten me 3:0 nga Uellsi U-19.
Hughes (16'-nga penalltia e 57'), Harris (45+3') shënuan për Uellsin. Kosova pas humbjes nga Norvegjia me 3:0 e
Gjeorgjia me 1:0, sot mundet edhe nga Uellsi.
Është në fund të renditjes me 0 pikë e goldallim 0:7.
Gjeorgjia kryeson me 7 pikë, pasojnë Norvegjia me 6, Uellsi 4 në grupin 10-të.