Një mal me mungesa

Futboll

Një mal me mungesa

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 17:20
Një mal me mungesa

Një tjetër mungesë iu shtua sot Shqipërisë pasi dyshimet mbi pozitivitetin me Covid të Jurgen Gjasulës u konfirmuan zyrtarisht pas tamponit…

Një pengesë tjetër për Edi Reja, që e kishte planifikuar mesfushorin titullar në një repart ku ka pak zgjidhje, vetëm disa orë para ndeshjes me Poloninë.

Kështu përveç Gjasulës, për shkak pezullimi do të mungojë edhe Endri Çekiçi, ndërsa emra të tjerë si Abrashi, Laçi e Xhaka nuk janë grumbulluar për arsye të ndryshme dhe aktualisht trajneri Reja ka në dispozicion vetëm 4 mesfushorë, Baren, Ramadanin, Çokajn dhe Bajramin.

Plani i trajneri italian ishte të luante nga minuta e parë me Gjasulën, Baren dhe Bajramin, por në mungesë të të parit, favorit për të zbritur në fushë nga fillimi është pikërisht Ylber Ramadani, i cili luan para mbrojtjes dhe për më tepër ka eksperiencë me fanellën kuqezi, pasi numëron 10 ndeshje dhe një gol të shënuar me fanellën kuqezi.

Ramadani është i vetmi që mund të rreshtohet para mbrojtjes dhe të luajë atë rol, por nuk përjashtohet që edhe Keidi Bare të tërhiqet disa metra mbrapa dhe përkrah tij të luajë talenti i Lokomotiv Zagrebit, Enis Çokaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat