Japonia mbajti gjallë shpresat për të kualifikuar direkt në Botërorin Katar 2022, pasi fitoi përballjen direkte ndaj Australisë me shifrat 2-1 duke u shkaktuar humbjen e parë “kangurëve” në grupin B kualifikues në zonën aziatike.
Pas dy humbjeve në dy 3 ndeshjet e para, përfaqësuesja nipone u ngjit në kuotën e 6 pikëve falë suksesit ndaj Australisë me këta të fundit që gjithsesi ruajtën vendin e 2-të në renditje me 9 pikë edhe pas raundit të 4-t, pozicion që i kualifikon direkt australianët në Botëror.
Tanaka i dha avantazhin Japonisë pas vetëm 8 minutash lojë, por goli i barazimit i Hrustic në minutën e 70-të krijoi përshtypjen se këto dy përfaqësuese do të ndanin nga një pikë.
Por në minutën e 85-të, autogoli i Behich i dha fitoren Japonisë që me këtë sukses u ngjit në vendin e 3-të në grup me 6 pikë.