Lippi zbulon sekretin e suksesit të tij: Ja çfarë bëja me
Të kesh një yll në skuadër mund të ndryshojë në mënyrë radikale ambiciet e skuadrës.
Por do të ishte një gabim i madh të anashkalohej rëndësia e grupit dhe kolektivi.
Për këtë është i bindur Marcello Lippi.
Ish-trajneri i Italisë kampione e botës në 2006-ën ka zbuluar në një intervistë të dhënë gjatë Festival dello Sport të Trento-s, i organizuar nga Gazzetta dello Sport, se cilat kanë qenë metodat e tij të punës:
“Gjithmonë kam kërkuar të krijoj disa grupe pune që të kishin qëllime të caktuara psikologjike. Para gjithçkaje, kam kërkuar të futem në mendjen e lojtarëve”, ka thënë Lippi.
“Askush nuk duhej të bënte fenomenin, sepse fenomenët nuk i fitojnë vetëm ndeshjet”.