Kosova U21 do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
“Dardanët” e rinj do të përballen me Çekinë U21 në udhëtim me fillim nga ora 18:00
Kosova U21 momentalisht gjendet në vendin e pestë me tri pikë, teksa Çekia është e para me pikë të plota pas tri ndeshjeve.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy kombëtareve të luajtur në “Fadil Vokrri” fitore pati shënuar Çekia 0-1.