Alarmi te Tirana nuk është vetëm për Teutën. Bardheblutë duhet të luajnë ditën e mërkurë me Shkumbinin.
Ama në dispozicion kanë vetëm 12 vetë, pa portierin e parë i grumbulluar me Kosovën.
Në stërvitjen e së hënës skuadra nuk kishte më shumë se 12 lojtarë, ndërsa në fushë u futën edhe Grent Halili, Shehi dhe Fagu që të plotësohej organika, duke llogaritur që ishin marrë edhe sportistë nga të rinjtë.
Prej lojtarëve të prekur me COVID pritet paradite ndonjë test dhe ai që del negativ, vjen menjëherë në stërvitje. Deri të hënën paradite, lojtarët pas testeve të kryera kanë rezultuar pozitivë, por te bardheblutë të gjithë janë optimistë për gjendjen e tyr.