Sfida e radhës për “Dardanët” në kuadër të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022” do të jetë ajo kundër Gjeorgjisë që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Edhe pse pa gjasa për të vazhduar tutje në këtë kampionat, Kosova kërkon vetëm fitore ndaj Gjeorgjisë e cila renditet e fundit në grupin B me vetëm një pikë, transmeton KosovaPress.
Këto janë formacionet zyrtare:
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Celina, Rashani, Muriqi, Rashica
Gjeorgjia: Loria; Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze; Tsitaishvili, Kvekveskiri; Kvaratskhelia, Gvilia, Lobzhanidze; Okriashvili.