Futbollisti shqiptar, Kastriot Imeri e ka shënuar golin e fitores për Përfaqësuesen U21 të Zvicrës në futboll.
Imeri shënoi në minutën e 45-të golin e fitores ndaj Bullgarisë në udhëtim, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin e vitit 2023.
Imeri luajti deri në fund të takimit, ndërsa në portë ishte edhe Amir Shaipi.
Me këtë fitore Zvicra është forcuar në vendin e parë në Grupin E.