Kombëtarja e Kosovës U-21 kthehet pa pikë nga stadiumi Ceske Budejovice.
Çekia U-21 shënoi fitore me rezultat 3:0 ndaj të rinjve tanë.
Gjithçka përfundoi brenda një ore kur shënuan tri herë Republika e Çekisë përmes futbollistëve Sejk (10'), Gabriel (38') e Fila (57').
Brenda pak ditëve çekët i shkaktojnë humbjen e dytë rresht, të parën në Prishtinë me 1:0.
Çekia kryeson me 12 pikë pas 4 xhirove në Grupin G të kualifikueseve për Kampionatin Evropian U-21 dhe Kosova është në të 5-tin me 3 sosh.