Laporta ëndërron super goditjen

Futboll

Laporta ëndërron super goditjen

Më: 12 tetor 2021 Në ora: 20:14
Laporta ëndërron super goditjen

Prsidenti i Barcelona-s, Joan Laporta, por merr oferta nga jashtë klubit për të financuar blerjen e Erling Haaland nga Borussia Dortmund.

Sipas Sport, Haaland është objektivi i madh i Laporta-s, pavarësisht problemeve financiare të klubit.

Një nga gjërat e  para që ka bërë Laporta pasi ka fituar zgjedhjet ka qenë të takohej me babanë e Haaland, Alf-Inge dhe menaxherin Mino Raiola.

Ëndrra e Laporta-s mund të realizohet falë sponsorëve të jashtëm që janë të gatshëm të ofrojnë shumën e nevojshme për të siguruar sulmuesin.

Siç dihet tashmë, sulmuesi norvegjez mund të largohet për vetëm 75 milionë euro nga Dortmund falë një klauzole të përfshirën në kontratën e nënshkruar me verdhezinjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat