Me 24 tetor në “Camp Nou” zhvillohet ndeshja ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit.
Qeveria katalanase sot ka marrë një vendimi shumë të rëndësishëm para këtij dueli.
Me vendimin e fundit, lejohet që stadiumet të mbushen plotësisht.
Kjo do të thotë që ndeshja më e madhe e futbollit evropiane mes Barcelonës dhe Real Madridit mund të luhet me kapacitet të plotë të tifozëve.
Ky vendim vlen për ekipet e La Liga-s që vijnë nga Katalonia.
Ky lajm është shumë i mirëseardhur për Barcelonën pasi tri ndeshjet e radhës i luan në shtëpi.
Fillimisht ‘Blaugranët’ luajnë ndaj Valencias me 17 tetor, më pas me 20 tetor ndaj Dynamo Kievit në Ligën e Kampionëve, ndërsa më 24 tetor përballen me Real Madridin.