(E plotësuar) -Kombëtarja e Kosovës dëshpëroi me lojë e me rezultat në përballje me Gjeorgjinë, duke pësuar humbje me rezultat 1:2 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Pak kush e ka pritur këtë rezultat por Gjeorgjia triumfoi me gabimet e djelmoshave tanë, në radhë të parë të gafës së portierit e pastaj edhe të goli i dytë bie me fajin e mbrojtjes.
Kosova renditet në vend të pestë përkatësisht të fundit me 4 pikë në Grupin B të garës kualifikuese për Kampionatin Botëror, sa ka edhe Gjeorgjia në të katërtin me 4 pikë.
Në minutën e 5-të, futbollisti Milot Rashica pati rast ideal por portieri Loria mbyll këndin dhe shpëton portën.
Gabim i madh i portierit Arjanet Muriç, i kushton Kosovës. Muriç në vend të që të lejojë topi të del jashtë vijës fundore, ai ia kthen lojtarit të Gjeorgjisë, Okriashvili, i cili shënon nga afërsia për 0:1 në minutën e 11-të.
Fat i madh për Gjeorgjinë në minutën e 39-të. Elbasan Rashani godet fortë por njëri nga mbrojtësit e hoqi topin nga vija fatale. Gjyqtari konsulton VAR-in dhe vlerësohet se topi nuk e ka kaluar vijën fatale.
Në minutën e 43-të, Rashica pengohet dhe penallti. Mysafirët protestojnë por nuk ka kthim të vendimit nga gjyqtari. Vedat Muriqi shënon nga penalltia (1:1) në minutën e 45-të.
Në minutën e 82-të, mbrojtja e Kosovës në gjumë, Gjeorgjia shënon nga asgjë, 1:2. Zuriko Davitashvili shënon me kokë për fitoren e Gjeorgjisë 1:2.
Në minutën e 90-të, Astrit Selmani nga afërsia në vend që të shënojë ai gjuan mbi portë.
Kosova - Gjeorgjia 1:2
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani – Giorbelidze, Okriashvilim Chabradze.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti (Selmani 86’), Halimi (Loshaj 74’), Dresheviq, Celina (Muslija 86’), Rashani (Kastrati 58’), Muriqi dhe Rashica (Bytyqi 73’).
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze (Azarov 80’), Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia (Davitashvili 72’), Okriashvili, Tsitaishvili (Chabradze 71’) dhe Lobjanidz (Mamuchashvili 90’).
Në minutën e 90-të, Astrit Selmani nga afërsia në vend që të shënojë ai gjuan mbi portë.
82' Gjeorgjia në epërsi, Zuriko Davitashvili shënon me kokë 1:2.
80' Kosova po ka telashe të mëdha.
67' Kosova e do fitoren me çdo kusht.
64' Kosova po orvatet me forcat e saja.
60' Kastrati futet në lojë në vend të Rashanit.
57' Rashica e Muriqi po tentojnë por pa sukses.
55’ Katër kartona të verdhë deri me tash.
Kosova - Gjeorgjia 1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani – Giorbelidze, Okriashvili.
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica.
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.
53' Rashica godet por topi devijohet në korrne.
51' Kosova më energjike, po e fut në presion Gjeorgjinë.
48' Kosova synon fitore dhe që do të shton gjasat e saja për vend të tretë.
46' Fillon pjesa e dytë.
Përfundon pjesa e parë, Kosova - Gjeorgjia 1:1.
45' Vedat Muriqi nga penalltia barazon rezultatin 1:1. Gëzim i madh!
43' Penallti për Kosovën, herën e parë me dorë e herën e dytë faulohet Rashica.
Kosova - Gjeorgjia 1:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kartona të verdhë: Dresheviq, Rashani - Giorbelidze.
Shënues: Muriqi (45’- nga penalltia) - Okriashvili (11’).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica.
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.
41' Lojë e mirë.
39' Fat i madh për Gjeorgjinë. Elbasan Rashani godet fortë por njëri nga mbrojtësit e hoqi nga vija fatale. Gjyqtari konsulton VAR-in dhe nuk ka gol.
37' Halimi e Celina po orvaten por sukses.
35' Atmosferë e mirë në Prishtinë.
33' Kosova po e kërkon me ngulm golin e barazimit përmes Muriqit.
30' Lojë me ritlm por sulmuesit e Kosovës kanë problem të vijnë deri të rasti.
28' Një gol dhe një karton i verdhë derii me tash.
Kosova - Gjeorgjia 0:1
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Shënues: Okriashvili (11').
Kartona të verdhë: Dresheviq.
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresheviq, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica.
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.
24' Kosova po has në vështirësi.
20' Kosova po tregon angazhim por jo edhe të shënojë.
18' Lojë e mirë, por mysafirët të rrezikshëm.
15' Kosova në presion të rezultatit. Gjeorgjia avancon me 0:1.
11' Gabim i madh, i kushton Kosovës. Portieri Arjanet Muriç në vend të që të lejojë topi të del jashtë, ai ia kthen lojtarit të Gjeorgjisë, Okriashvili, i cili shënon për 0:1.
7' Kosova po tregon lojë të mirë.
5' Milot Rashica rast por portieri mbyll këndin.
3' Kosova po synon ta merr iniciativën.
1' Fillon ndeshja.
Kombëtarja e Kosovës synon fitoren e dytë në Gruipin B të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Gjithçka gati në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kosova renditet në vend të katërt me 4 pikë dhe Gjeorgjia në fund me 1 pikë.
Kosova - Gjeorgjia
Stadiumi "Fadil Vokrri" në Prishtinë.
Gjyqtar: P. Raczkowski (Polonia).
Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Fazliji, Aliti, Halimi, Dresevic, Celina, Rashani, Muriqi dhe Rashica.
Gjeorgjia: Loria, Kakabadze, Kashia, Dvali, Giorbelidze, Kvekveskiri, Gvilia, Kvaratskhelia, Okriashvili, Tsitaishvili dhe Lobjanidz.